Bayern Munchen u mposht së fundmi, por Robert Lewandowski la shenjë me dy golat e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi polak nuk pret që Kylian Mbappe dhe Erling Haaland të dominojnë futbollin ashtu siç kanë bërë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi dhe portugezi kanë qenë në kulmin e lojës magjike për më shumë se një dekadë, pasi kanë dominuar çmimin e “Topit të Artë” nga viti 2008. Mbappe, 23 vjeç dhe Haaland, 21-vjeç konsiderohen si pasuesit e Ronaldos dhe Messit për t’u bërë lojtarët më të mirë në botë, por Lewa mendon ndryshe.

“Ata kanë aftësinë, por kush e di nëse në dy ose tre vitet e ardhshme, sulmuesit e tjerë të rinj nuk do të zbulohen me radhë. Nuk mund ta imagjinoj për asnjë moment se ata do të dominojnë futbollin ndërkombëtar, siç kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në 12 vitet e fundit.

Ata të dy kanë bërë kaq shumë histori, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Në 10 vitet e ardhshme, mendoj se do të ketë disa lojtarë që do të konkurrojnë për të qenë më i mirë në botë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb