Teksa Franca e tij është eliminuar nga Kampionati Evropian, ylli i “Gjelave”, Kylian Mbappe, ka nisur pushimet.

Sulmuesi i PSG, ka shkuar për pushime në ishullin grek të Mikonos. Nuk ka munguar dhe vizita e 22-vjeçarit te restoranti i kuzhinierit të njohur turk Nustret.

I njohur për mënyrën e veçantë të përgatitjes së mishit dhe kriposjes, ‘Salt Bae’ i ka dhënë disa instruksione Mbappes për prerjen e mishit dhe hedhjen e kripës.

Kujtojmë se Mbappe, humbi penalltinë që eliminoi Francën nga Evropiani.

Ai ndodhet në një moment aspak të mirë dhe me klubin e tij të PSG. Drejtuesit, i kanë vendosur ultimatum, duke i thënë që të pranojë rinovimin e kontratës, ose në të kundërt, për pjesën e mbetur, do t’i duhet t’i shohë ndeshjet nga tribuna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb