RUSI

Ish- trajneri i Rusisë Leonid Slutsky ka zgjedhur Mbappe si lojtarin ideal për ekipin e tij, Rubin Kazan.

Nuk dihet pse Slutsky ka bërë këtë deklaratë në një kohë kur ylli i PSG dhe kampioni i botës Mbappe po refuzon ekipe si Real Madrid.

‘Ndershmërisht do të thojë që Messi dhe Ronaldo janë opsione në sipërfaqe. Por unë do të merrja Mbappe. E para, është më i shtrenjtë, si dhe më i riu, më i shpejti dhe më premtuesi.’-  thotë Slutsky.

Jo pak lojtarë të talentuar zgjodhën disa vite më parë të luanin në Rusi si Hulk apo Willian. Por më pas u larguan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb