Kylian Mbappe pa asnjë diskutim ishte lojtari i ndeshjes sot kundër Argjentinës. Futbollisti 19-vjeçar fitoi penalltinë e golit të parë dhe më pas arriti të realizonte një ‘dopietë’ ne fitoren 4-3 kundër amerikano-latinëve të cilët sot i dhanë fund Botërorit.

Sot Mbappe arriti edhe rekordin e legjendës Pele, duke u bërë i dyti futbollist adoleshent që shënon 2 gola në Botëror. Pas takimin futbollisti ishte tepër i lumtur me buzëqeshjen që i ishte stampuar në fytyrë.

Për mediat Mbappe u shpreh: “Ishte një ndeshje fantastike. Luajtëm shumë mirë, kemi një ekip të madh me lojtarë të mëdhenj. Merituam fitoren.

“Adoleshenti i parë që shënon dy gola që pas Pele? Jam krenar për këtë arritje. Është ëndrra e çdo futbollisti të shkëlqejë në Kupën e Botës.

Kritikat? Le të flasin. Unë përgjigjem në fushë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb