Sipas raportimeve, Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG dhe mund t’i bashkohet Real Madridit falas që nga viti i ardhshëm.

Ylli francez u duk sikur do të shkonte në Bernabeu verën e kaluar, teksa Real Madridi kërkonte të fuste në kthetrat e tyre një nga lojtarët më të mirë në botë, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Kylian Mbappe është golashënuesi më i mirë i PSG-së deri më tani këtë sezon me 20 gola në të gjitha garat. Nëse do ndodhë apo jo ky transferim, na mbetet të presim e të shohim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb