Me golin e shënuar kundër Nantes, Kylian Mbappe kaloi Edinson Cavani-n. Me 201 gola, ylli francez, shndërrohet në golashënuesin më të mirë në historinë e PSG, e të mendosh që është vetëm 24 vjeç. Pavarësisht se Mbappe është në qendër të projektit të klubit, e ardhmja e tij vihet gjithnjë në dyshim, edhe përpara ndeshjen kundër Bayern Munich u pyet mbi këtë temë:

7c31e971 D0e0 4565 Bb6c 9db864c907aa
7c31e971 D0e0 4565 Bb6c 9db864c907aa

“A vendos kjo sfidë të ardhmen time? Nuk e mendoj kështu. Nëse e ardhmja ime do ishte e lidhur me Champions League, nëse nuk do të kisha respekt për këtë klub, do isha larguar prej kohësh. Unë jam këtu, jam shumë i lumtur për momentin, nuk mendoj për gjë tjetër”, u shpreh Mbappe.

Mbappe
Mbappe

Verën e shkruar, Mbappe ishte vetëm një hap larg Real Madrid, por në fund firmosi një kontratë të re deri në 2025. Në fakt, kontrata e tij është 2+1, për këtë arsye mediat flasin se Mbappe mund të largohet në verën e vitit 2024, por deri atëherë situata mund të ndryshojë sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: