Kylian Mbappe është pa diskutim emri më i lakuar në tregun e transferimeve. E ardhmja e sulmuesit francez pritet të ketë një efekt domino dhe për lojtarë të tjerë si Ronaldo dhe mund të ndryshojë balancat mes klubeve favorite.

Mbappe futet në vitin e tij të fundit të kontratës me PSG por vullneti i sulmuesit është i qartë, as që ka ndërmend të rinovojë dhe po bën gjithçka është e mundur për tu bashkuar sa më parë me Real Madrid.

Së fundmi “gjeli” më i famshëm ka thyer heshtjen duke dhënë një intervistë për revistën Esquiere, ku flet për karrierën e tij, për dyshen Messi-Ronaldo dhe për karrierën e tij:

Kili
Kili

“Që i ri kanë qenë gjithnjë pjesë e dhomave të zhveshjes ku kam mësuar shumë gjëra. Një skuadër futbolli nuk është një grup miqsh. Nuk është e thënë që të darkosh çdo natë me shokët e skuadrës për të fituar.

Lionel Messi Kylian Mbappe Cristiano Ronaldo 1skpk1sl26ejh1xoc11iu1slca
Lionel Messi Kylian Mbappe Cristiano Ronaldo 1skpk1sl26ejh1xoc11iu1slca

Messi dhe Ronaldo? Janë të paarritshëm. Kanë thyer çdo rekord dhe të gjithë ligjet e futbollit. Kanë kaluar 10 apo 15 vite të jashtëzakonshme. Mendoj se në këtë sport gjithnjë përballesh me më të mirët. Mendojë se edhe mua më shohin lojtarë të tjerë.

Të paktën janë ata që kanë ndryshuar kaq shumë pozicione sa unë. Fillimisht isha një 9-tsh, më pas një numër shtatë. Kam luajtur përpara, në të majtë e në të djathtë. Me gjithë modestinë, nuk besoj se të gjithë janë të aftë të ndryshojë pozicion çdo vit.

Erling Haaland
Erling Haaland

Haaland? Është viti i dytë për të, tani po e njohim. Është vetëm fillimi për të. Më bëhet qejfi për atë që po bën”, u shpreh ndër të tjera Mbappe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb