Frika për Kylian Mbappe ka kaluar, por debutimi i tij në Botërorin e Klubeve duket ende larg. Sulmuesi francez nuk ishte në dispozicion të Xabi Alonsos në takimin e parë kundër Al Hilal pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Për të bërë publike gjendjen e tij ka menduar klubi i Real Madrid, që ka zbuluar se Mbappe vuan nga një shqetësim në stomak, madje francez u shtrua në spital për disa kontrolle më të detajuara dhe për të marrë mjekimin përkatës.

Pas disa orësh, Mbappe la spitalin për t’iu bashkuar ekipit në grumbullim, por Këpuca e Artë Evropiane nuk do të punojë me pjesën tjetër të ekipit. Mbappe nuk ishte i pranishëm kundër Al Hial, por sipas të gjithë gjasave duket e pamundur që Alonso ta ketë në dispozicion për sfidën e s dielës kundër Pachuca-s.

Jo vetëm kaq, por sipas mediave spanjolle, Mbappe rrezikon të humbas thuajse të gjithë turneun, pasi nuk është stërvitur thuajse fare, ndërsa dhe ka një gjendje fizike të dobët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb