Edi Reja mund të lu ajë ndeshjet e fundit në krye të stolit të Kombëtares. Jo vetëm sepse kontrata e tij skadon në nëntor të këtij viti, por edhe sepse ka si kusht vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.

Përjashtimi i Rusisë do të duhej të ishte një “bonus” për kuqezinjtë, ndonëse rezultatet dhe mbi të gjitha loja që ka zhvilluar skuadra jonë nuk kanë qenë ato që priteshin.

E megjithatë, shanset për ta realizuar këtë janë ende reale. Mjafton që në fund Shqipëria të renditet e para dhe kjo do të shtonte mundësitë që kuqezinjtë të siguronin një vend në “play off”-in e Europianit. Ai është objektivi kryesor.

SITUATA Shqipëria ka një brez lojtarësh të shkëlqyer dhe shpërthimi i Brojës dhe Asllanit vetëm ia ka shtuar cilësitë ekipit. Eliminatoret e Botërorit i mbyllëm në vendin e tretë, objektiv i përmbushur, dhe tani synohet Europiani.

Menaxhimi i disa lojtarëve (Broja, Bajrami, Kamberi, Xhaka) e ka trazuar herë pas here ambientin kuqezi.

Më pas kritika ka pasur edhe për mënyrën e lojës dhe për skemën 3-5-2, që ka krijuar në opinionin publik perceptimin se skuadrës nuk po i merret maksimumi. Duka e ka mbrojtur në çdo dalje trajnerin, por nuk ka ngurruar t’i kujtojë edhe nëntorin e vitit 2022: kohën kur i skadon kontrata.

PROBLEMET Vendi i parë në grup në Ligën e Kombeve mund ta tundojë Dukën që t’i ofrojë shansin edhe për në Europian.

Brenda korridoreve të FSHF-së qarkullojnë edhe zëra se vetë Reja nuk është i vendosur nëse do të vazhdojë apo jo.

Ndërkaq, nuk mund të anashkalohet edhe mosha e italianit. Tingëllon joetike, por është fakt që ai në 10 tetor mbush 77 vjeç dhe për të shkuar në Europian me një skuadër si Shqipëria duhet të shpenzosh kohë dhe mbi të gjitha shumë energji. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: