Kryeministri Edi Rama reagon për mbërritjen e vaksinave të tjera anti-Covid në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon edhe video nga mbërritja e vaksinave, Rama thekson se kanë ardhur 100 mijë doza të tjera, pas 24 orësh vonesë, pas pezullimit të fluturimeve.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid?
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë???”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb