Mbrëmjen e kësaj të hënë kanë mbërritur 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në “Facebook”, thotë se janë të vendosur për të garantuar vaksina falas për çdo qytetar deri në fund të përballjes me pandeminë.

Statusi:

Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit

2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë.

246713398 409944907169018 6522162331939682474 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: