Kanë mbërritur këtë mbrëmje, në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës Astra Zeneca.

  • foto galeri

Për të parë mbërritjen e vaksinës, në aeroportin “Nënë Tereza” janë të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij theksoi se edhe 60 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid, pritet që të vijnë në prill.


Nesër nis vaksiinimi për mësuesit. Edhe 60 mijë doza do mbërrijnë në muajin prill. Ideja është që të kemi vaksinim intensiv. Jemi gati, nga nesër që të organizohemi, bashkë me Kosovën, që t’ju japim mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. I presim vëllazërisht, ku do marrin dozat në Kukës.

Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengesë për të pasur dozat e para të vaksinës anti-Covid”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb