TIRANË

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 40800 vaksina të tjerë të Astra Zeneca nëpërmjet programit COVAX. Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin teksa ka publikuar foto nga operacioni i marrjes në dorëzim të vaksinave.

Rama thekson se jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza”- 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë?
? Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ??
#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim??♂️”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: