211 afganë të tjerë janë evakuuar nga Kabuli përmes qytetit të Kuvajtit si pjesë e transportit ajror të organizuar nga ministria e Mbrojtjes italiane, kanë mbërritur sot në aeroportin Fiumicino.

Mësohet se një Boeing i Forcave Ajrore KC767 u ul pak para orës 7 në këtë aeroport bashkë me të evakuuarit. Pasi përfundoi procedura anti-covid, refugjatët u transferuan me autobus të Ushtrisë në vendstrehimet e dedikuara.

Mediat italiane bënë me dije se për operacionin në fjalë “Aquila Omnia”, Mbrojtja dërgoi tetë avionë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb