Kanë mbërritur pas disa orësh tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ata qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa është dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se Fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb