Ndërsa në Rinas kanë mbërritur dozat e dyta të vaksinave Pfizer, që vijnë jo më nga një shtet mik i BE-së, por falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Pfizer, kryeministri Rama tha se Shqipëria do zbatojë me përpikmëri marrëveshjen me kompaninë.

Nisur nga kjo, Rama tha se nuk mund t’i dhurojmë doza nga vaksina e ardhur këtu Kosovës. Ai u shpreh se pavarësisht kësaj një grup prej 50 mjekësh të spitalit Covid të Prishtinës do të mund të vaksinohen këtu.

“Ne jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë fale faktit qe nuk e lame veten ne dore te te tjerëve. Nuk pritem Covax eshte në një proces që nuk duket akoma se ku e ka fillimin, jmei në kontakt të vazhdueshëm me ta, por nuk janë të qartë e sjapin asnjë sinjal qartësie. Kjo është situatë dinamike ndryshon nga dita në ditë.

Është një luftë tregtare, politike e jashtëzakonshme. Më vjen shumë mirë që ne ia kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë. Se kam harruar që kemi marrë zotim të ndihmojmë Kosovën. Rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për mjekët e infermierë të Prishtinën këtu në Republikën e Shqipërisë.

I kam kërkuar ministrave të komunikojnë. Kur ata të jenë të gatshëm. jemi gati të mirëpresim fillimisht 50 bluza të bardha nga Prishtina këtu në Tiranë”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: