Keita Balde është zyrtarisht një futbollist i Interit. Ai ka mbërriur në Milano dhe tashmë pret të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë.

I pyetur nga “Sky Sport” për transferimin ai ia “faturon” të gjithë atributet Spaletit. Senegalezi është marrë nga Interi në formë huazimi për 1 vit dhe në kontratë ka opsion rinovimi për 4 vitet e ardhshme, nëse zikaltërit vendosin ta mbajnë.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu. Spaleti është arsyeja kryesore që më bëri të zgjedh Interin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Do të flas më shumë pasi të kem kryer testet mjekësore”, ishin fjalët e tij të para si zikaltër./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb