Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka tashmë në dorë listën e kandidatëve për organet e vettingut, dhe konfirmon se është duke i vlerësuar ato.

Drejtuesja e ONM i është drejtuar me një letër Avokatit të Popullit Igli Totozani, ku konfirmohet se lista e kandidatëve për organet e vettingut po vlerësohet tashmë prej tyre.

ONM thotë gjithashtu se është duke vlerësuar edhe vëzhgimin e Avokatit të Popullit për procesin e formimit të këtyre organeve.

letra e ONM-se

ONM vlerëson punën kyçe të Avokatit të Popullit në këtë proces, “Pa paragjykuar vlerësimet e vazhdueshme dua të përfitoj nga ky rast për tju përgëzuar për punën tuaj, përkushtimin dhe kontributin profesional në kryerjen e detyrave të parashikuara në Kushtetute dhe ligjin e vettingut”, thuhet në këtë letër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb