ElBASAN- Rreth orës 19:15 ekipi i futbollit të Izraelit ka mbërritur në Elbasan Arena i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Sipas të dhënave, gjatë shoqërimit të ekipit nga Tiranë në Elbasan nuk ka patur asnjë problem. Sipas policisë, tashmë lëvizja është e lirë në rrugën Tiranë- Elbasan dhe anasjelltas.

Prej pak orësh ka nisur edhe hyrja në stadium e tifozëve të cilët po i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga koka tek këmbët. Policia ka bërë të ditur edhe listën e gjatë të objekteve që nuk lejohen në fushë.

Sot ekipi i Izraelit, nisur nga frika e sulmeve por edhe moti i keq ka zhvilluar stërvitje në katin e 23-të të hotelit ku janë akomoduar në qendër të Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: