TIRANË

Ka mbërritur në Prokuroria dosja hetimore e policisë për ngjarjen e rëndë të Kombinatit, ku nënë me dy vajzat u vetëflijuan pasi besoni nnë ringjallje, ndërsa mbijetoi vetëm një prej vajzave.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se çështja është regjistruar për nenin 99 të kodit penal, “shkaktim i vetëvrasjes”.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 2 korrik në Kombinat, ndërsa vajza kishte ndërruar jetë më shumë se 15 muaj më parë pasi kishte hequr dorë nga ushqimi dhe konsumonte vetëm ujë. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe nëna me të bijën Zhaneta dhe Blerta Josifi. 56-vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa e bija Blerta ndodhet në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: