TIRANE

Paralel me protestën e opozitës sot dhe seancës në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pritet të zhvillojë një takim me një delegacionin holandez, i kryesuar nga ministri  i Drejtesisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus. Si pasojë e kësaj vizite diplomatike, policia ka larguar edhe gazetarët nga vendi, duke blinduar në këtë mënyrë zonën.

Ndërkohë në një prononcim për gazetarët, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu sqaroi se nga mbrapa Kuvendit nuk është zonë proteste, por pikë grumbulli. Ndërsa  në deklaratë Balliu nuk kurseu akuzat ndaj policisë, e cila sipas tij provokon qytetarët.

Pse protesta këtu dhe jo te parlamenti?

Kjo është pika e grumbullimit. Protesta është përballë Kuvendit. Ndërkohë që policia vjen këtu dhe provokon qytetarët

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb