34-vjeçari nga Durrësi, Ergys Dashi, është vrarë mbrëmjen e së shtunës në një restorant në Avenue Joaquin Jose Orrantia, pranë një qendre tregtare në veri të Guayaquil. I riu sipas mediave të huaja ka marrë tre plagë plumbash në plumb, ndërsa në lokal janë gjetur 28 gëzhoja.

Referuar pamjeve, 2 persona kanë qenë ata që i kanë bërë atentat 34-vjeçarit. Autorët kanë mbërritur në ambientet e lokalit me një “Ford” të zi, e më pas, njëri prej tyre, i veshur me kapuç e me disa lule në duar, hyri me shpejtësi e ju afrua tavolinës ku ndodhej Dashi bashkë me një person tjetër.

Pasi e qëllon me armë të riun shqiptar, të rinjtë largohen, por i shpejtë është kundërpërgjigja e personit që ishte me të.

Ai merr karriget e lokalit dhe ia hedh autorëve, ndërsa këta të fundit, nisin t’i lëshojnë dhjetëra plumba. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor. Sakaq, mediat e huaja kanë mundur të sigurojnë një foto të viktimës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb