Pas konferencës në qendrën stërvitore të Realit të Madridit, Casemiro morri avionin privat dhe u nis në drejtim të Manchesterit, ku do të ndiqte nga tribuna fitoren e skuadrës së tij kundër Liverpool.

Menjëherë një grup tifozësh e pritën dhe e rrethuan përpara hyrjes së stadiumit, ndërsa 4 minuta përpara fillimit të ndeshjes, braziliani zbriti të terrenin e “Old Trafford” dhe përshëndeti tifozërinë e tij të re.

Por mbi të gjitha, kalimi në Premier League i Kasemiros ka bërë që me 70 milionë paundët e tij, kampionati anglez në këtë dritare merkatoje të thyejë shifrën historike të transferimeve.

Ajo ka prekur tashmë kuotën 1 miliard e 540 milionë paund, ndërkohë që shpenzimi më i madh ishte regjistruar në vitin 2017 me 1.43 miliardë paund.

Deri tani Chelsea është klubi që ka shpenzuar çmendurinë e 179.1 milionë paundëve, ndërkohë që Leicester nuk e ka futur ende dorën në xhep për të përforcuar skuadrën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb