Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, reagon pas mbërritjes së mbi 40 mijë vaksinave kundër koronavirusit, mbrëmjen e kaluar.

Vaksinat erdhën në kuadër të programit të BE, Covax, ndërsa ambasadori Soreca thekson se Unioni dhe shtetet anëtare janë krenare që kontribuuan me shifrën prej 2.2 miliardë eurosh.

“I gëzuar të shoh që Shqipëria merr dorëzimin e dytë nga COVAX të sasisë prej 40,800 vaksinave për të luftuar COVID19 .

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë krenarë që kontribuan me 2.2 miliardë € në COVAX. BE është këtu për të mbështetur popullin shqiptar për të mposhtur këtë pandemi së bashku”, shkruan Soreca në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb