TIRANE

Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, është bërë sot pjesë e protestës së studentëve që ndodhen para Kryeministrisë. Teksa qëndronte mes studentëve, Vera dha mesazhin e qartë, ndërsa pohoi se të rinjtë janë e ardhmja e këtij vendi.

Po ashtu mbesa e shkrimtarit Camaj i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të plotësojë kërkesat e studentëve shqiptarë.

“Jam me studentët dhe vetëm me studentët. Këtu kërcënojnë, bëjnë shantazhe, kanë bërë matrapazllëqe. Fëmijët tanë duan shkollë, drejtësi, nuk duan dhunë, e kërcënime. Pr drejtësi dhe dinjitet të mbarë popullit shqiptar. I bëjë thirrje kryeministrit, dhe çdo kujt, larg dhunës dhe kërcënimeve, pasi studenti është e ardhmja e vendit tonë, është drejtësia. Nuk ka përçarje. Bashkëpunoni me ne. S’ka më frikë. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve. Kjo është e drejta e të rinjve. Ju përshëndes dhe uroj që të plotësohen çdo dëshirë e juaja”, tha Vera Camaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb