Për herë të parë në histori, një shqiptare është zgjedhur eurodeputete. Bëhet fjalë për Arba Kokalarin, e cila do të përfaqësojë Suedinë në Parlamentin Europian.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe deputeti socialist Fate Velaj. Ky i fundit ka postuar një foto të Arba Kokalarit dhe një të Ermal Hoxhës, duke u shprehur se “gjaku nuk bëhet ujë”.

  • foto galeri

“”Il sangue non è acqua” (gjaku, nuk është ujë) thonë italianët. Mbesa shkon në Bruksel, nipi shkon në Xibrakë.

Arba Kokalari dhe Ermal Hoxha”, shkruan Velaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb