Mbesa e liderit fashist të Italisë Benito Musolinit, Alessandra Musolini, ka sulmuar në Twitter aktorin e njohur amerikano-kanadez Jim Carrey. Ky i fundit ishte tallur me Trump, duke thënë se “ai po ndjek politika fashiste si të Benito Musolinit”.
Aktori në llogarinë e tij në Twitter botoi një skicë në të cilën shihet Musolini dhe e dashura e tij Klareta, me mesazhin: “Nëse pyesni ku çon fashizmi, thjesht pyesni Benito Musolinin dhe të dashurën e tij Claretta”. Mediat amerikane shkruajnë se mesazhi ishte për presidentin amerikan Donald Trump.
Mirëpo, karikaturës së Jim Carrey iu përgjigj mbesa e Benitos, Alessandra Musolini. Ajo iu drejtua Carreyt, duke i thënë se është një bastard. Ajo mbrojti Trumpin, duke i thënë kreut amerikan të shtetit se “nuk duhet të shqetësohet për komentet e Jim Carrey”.
Për Alessandra Musolinin, Jim Carey foli në “mënyrë të ndyrë”. Alessandra Musolini është deputete e Parlamentit Europian, ndërsa është ithtarë e ideve të gjyshit të saj, ish-liderit fashist italian.
(d.xh/ BalkanWeb)