Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua ngjarja e rëndë e dhunës në familje, ku një 25-vjeçare përfundoi në burg, pasi akuzohet se ka rrahur nënën e saj, ndërkohë që pretendohet e kundërta.

Erveheja, gjyshja e 25-vjeçares Remilda Hajdinaj, ndaj të cilët gjykata e Sarandës më 13 korrik caktoi masën ‘arrest me burg’ ka treguar të vërtetën, ndërsa i ka dalë në mbrojtje mbesës së saj. Ajo tha se ka qenë nëna që ka dhunuar mbesën e saj.

“E kam rritur vet mbesën time Ildën dhe ajo ka qenë e braktisur nga e ëma e cila jetonte në Francë. Vajza ime ka ikur që 17 vjeçe në Francë atje ndërtoi jetën dhe ka pasur probleme të shëndetit mendor sepse ja ka shprehur edhe motrës së saj. Mbesa ime është vajzë e shkëlqyer dhe nuk ushtron dhunë ndaj saj. Atë ditë që ndodhi sherri vajza ime, mamaja e Ildës tentoi të ikte nga porta. Ilda, mbesa ime shkoi ta ndalonte dhe aty ajo na dhunoi të dyjave si mua dhe mbesën time. Vajza ime ka probleme mendore. Ajo nuk është mirë dhe policia nuk mund të marri dëshminë e saj në kushtet e shëndetit mendor. Unë nuk jam thirrur nga policia të dëshmoj për atë që pashë. Policia erdhi dhe mori mbesën, pastaj më vonë erdhi mori edhe vajzën time. Unë di çfarë po ndodh, por di të them që fajin e kishte e ëma e Ildës, mbesës time. Unë i gjeta në grindje e sipër, sepse nëna e Ildes doli jashtë porte dhe vajza shkoi ta merrte dhe nuk deshi ta lejonte të dilte sepse kishte ikur disa herë nga banesa edhe nga dritarja. Vajza ime vuan nga depresioni. Ka dy vite që jeton aty, është kthyer jeton me ne. Ajo jetonte në Francë, unë në shtëpi kam edhe një djalë, 50 vjeç te sëmur mendor, por nuk eshte agresiv. Vajza ime erdhi dhe na mori telefonin dhe ma theu, rrahu djalin e sëmur dhe na mbylli me çelës, duke më thënë; “do të vë zjarrin, do të djeg brenda”, tha gjyshja.

Ndërkohë, gazetarja e ‘News24’ në Sarandë, Shpresa Dine në lidhje me rastin ën fjalë tha se kishte qenë e moshuara që kishte rritur mbesën, pasi e ëma e kishte braktisur që 2 vjeçe.

“Gjyshja është shumë e rënduar, ajo e ka rritur Ildën, madje kur Ilda ishte 2 vjeçe nëna e ka braktisur duke u larguar në Francë ku është martuar me një francez dhe ka një fëmijë tjetër 12 vjeç. Gjyshja ndihet e trishtuar, dhe ditën e djeshme nipi i Ervehese më pohoi se Ilda është e pafajshme dhe në gjithë këtë histori është nënën e 25-vjeçares. Nëna e Ildës është me probleme të shëndetit mendor, unë vajzën nuk e kam parë. Por sipas asaj që më dëshmon gjyshe Erveheja ma ka pohuar edhe ditën e djeshme nipi tjetër, i cili pohon se Ilda është e pafajshme. Nuk e vë në dyshim rrëfimin e gjyshe Ervehes, por duhet të kemi keqardhje edhe për nënën e Ildës e cila është shumë e rënduar psikologjikisht dhe mbrëmjen e djeshme është transportuar në spitalin psikiatrik të Vlorës. Unë po shikoj me sytë e mi sesi e ka thyer telefonin e gjyshes e ëma e Ildës, madje ka shkatërruar edhe ilaçet e djalit të sëmurë në shtëpi.”, tha gazetarja.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb