Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi kanë zhvilluar një takim në Berlin me Peter Beyer, kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.

Demokrati Bardhi ka zbardhur detaje nga biseda me kryeraportuesin gjerman të CDU/CSU.

“Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falenderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë.
E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të Partisë Demokratike me aleatet euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.”, shkruan Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb