Që nga nisja e luftës në Ukrainë, të shumtë ishin ato qytetarë rusë të cilët vendosën të largoheshin nga vendi i tyre, në tentativë për ti shpëtuar një thirrje në ushtri e për tu dërguar më pas në luftë.

Megjithatë nga ata që u larguan shumica ishin persona të pasur të cilët tentuan t’i shpëtonin çdo pasojë të luftës dhe zgjodhën të jetonin të qetë në Perëndim.

Aleati i Vladimir Putin dhe njëkohësisht kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Dumës, Vyacheslav Volodin, ka propozuar që rusëve që janë larguar nga vendi duhet tu konfiskohen pronat.

Në një deklaratë në Telegram, ai e arsyetoi një propozim të tillë me faktin se ata që ishin larguar nga Rusia po përpiqeshin të “ruanin mirëqenien e tyre jashtë vendit”.

Propozimi i tij synonte qartësisht figurat e opozitës – shumë të përcaktuar tashmë si “agjentë të huaj”, të cilët e kanë dënuar luftën në Ukrainë pasi u larguan nga vendi për të shmangur arrestimin.

“Kohët e fundit, disa nga bashkëqytetarët tanë nuk e kanë problem të fyejnë Rusinë, banorët e saj, ushtarët dhe oficerët dhe të mbështesin hapur zuzarët, nazistët dhe vrasësit. Qëllimi i tyre është i qartë – të fitojnë favore dhe të përpiqen të ruajnë mirëqenien e tyre jashtë vendit,” tha Volodin.

Ai deklaroi se përgjigjet ligjore ekzistuese për të luftuar ekstremizmin, “rehabilitimin e nazizmit” ose diskreditimin e forcave të armatosura – e cila tashmë është e dënueshme në Rusi me gjoba dhe dënime me burg – nuk ishin të mjaftueshme për t’u marrë me këta “të dënuar” që jetojnë në vend të huaj.

“Ndërsa janë jashtë vendit, ata japin me qira pasuri të paluajtshme, vazhdojnë të marrin honorare në kurriz të qytetarëve rusë. Në të njëjtën kohë, ata i lejojnë vetes të derdhin publikisht papastërti mbi Rusinë, të fyejnë ushtarët dhe oficerët tanë. Ata ndjejnë pandëshkueshmërinë e tyre duke besuar se drejtësia nuk mund t’i arrijë ata.Në këtë situatë, do të ishte e drejtë që nenet përkatëse të Kodit Penal të plotësoheshin me një klauzolë për konfiskimin e pasurisë nga të poshtërve në Federatën Ruse, të cilat ata kanë mjaftueshëm për të kompensuar dëmin. Por kjo, natyrisht, nuk do t’ua kthejë ndërgjegjen”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: