Ndonëse janë pozicionuar në formacionin ‘pro Berisha’ dhe kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi, Flamur Noka dhe Edi Paloka i janë bindur vendimit të grupit parlamentar për votimin e Lindita Nikollës si kryetare parlamentare.

Pasi kanë marrë fletët e votimit, ata i kanë grisur në mënyrë demonstrative dhe janë larguar nga seanca. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Noka ka pasur një debat me Bashën duke kundërshtuar vendimin e tij për largimin e Berishës.

Ndërkohë që Paloka sot është shfaqur në krah të Berishës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb