Mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin, kanë kërkuar hakmarrje dhe një përgjigje të ashpër ushtarake, pasi pesë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë, përfshirë fëmijë, u plagosën në një qytet kufitar rus pranë Ukrainës.

Një zyrtar i lartë rus Andrei Klishas akuzoi Ukrainën si shkaktare e ngjarjes, pasi tha se ishte pikërisht Kievi që bombardoi një zonë të banuar të Belgorodit.

Më pas Klishas kërkoi hakmarrje për atë që e quajti një akt të drejtpërdrejtë agresioni ndaj Moskës.

“Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod janë një akt i drejtpërdrejtë agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër, duke përfshirë një përgjigje ushtarake”, tha ai.

Videot treguan masakrën në qytetin rus, rreth 25 milje nga kufiri ukrainas.

Mbështetësit e Vladimir Putinit dhe mediat pro-ruse e quajtën sulmin ukrainas një “akt terrorizmi”.

“Është e qartë se ky akt terrorizmi është kryer në përgjigje të çlirimit të Lysychansk nga trupat ruse. Është domethënëse që çdo herë sulmet ndaj Rusisë dhe territoreve të çliruara po bëhen më të forta, ndërkohë që nuk ka objekte ushtarake apo infrastrukturore kritike në afërsi të shpërthimeve”, raportoi Readovka.

Sulmet ukrainase u raportuan gjithashtu në Kursk dhe Melitopol.

Readovka pretendoi se raketat HIMARS të furnizuara nga SHBA mund të jenë përdorur për të kryer sulmin.

“E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë janë sulmet hakmarrëse kundër pozicioneve të forcave të armatosura të Ukrainës, së bashku me qendrat komanduese dhe magazinat me armë perëndimore. Shteti terrorist ‘Ukraina’ duhet të çmilitarizohet plotësisht”, thuhej na raport.

Mbrojtja ajrore, ndërkohë, pretendoi se kishte pasur tre tentativa për sulme, por ndërkohë që dy të parat u rrëzuan, sulmi i tretë kishte arritur të qëllonte në shënjestër.
Referuar mediave ruse dhe deklaratave të autoriteteve, 11 blloqe apartamentesh dhe 39 shtëpi private në Belgorod kanë pësuar janë dëmtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb