Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu i është përgjigjur deklaratave të Fatbardh Kadillit pasi ky i fundit foli për çështjen Berisha në një intervistë në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24.

Kadilli tha se problemi më i madh që po i ndodh PD këto ditë është fakti se fanatikët e Berishës janë kthyer në antiamerikanët, por Shehu këtë e quan si një gënjeshtër monstruoze dhe provokim të ulët.

Për më tepër SHehu i thotë Kadillit se duket sikur ka zbuluar talebanët brenda PD. Ndërkohë Tritan Shehu i kujton se Berisha ka qenë promotor ii parë i parimit të madh të dashurisë dhe respektit të pakufishëm të PD ndaj SHBA.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!

Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!

Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!

Turp i vertete ky.

Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.

Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.

Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.

E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb