Kryesia e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-serbe, e udhëhequr nga çetniku, Andrija Mandiq, njëzëri vendosi të pezullojë mbështetjen e mëtejshme për qeverinë malazeze deri në përmbushjen e një kërkese – arsyeja ishte votimi i Malit të Zi për Rezolutën për Srebrenicën.

DNP tha se parakusht edhe për të shqyrtuar mundësinë e mbështetjes së mëtejshme për qeverinë e kryeministrit, Milojko Spajiqit është miratimi i rezolutës për ‘gjenocidin’ në Jasenovac, më së voni deri në fund të qershorit.

“Në rast se rezoluta e lartpërmendur, një nga iniciatorët e së cilës është kryeministri Milojko Spajiq, nuk votohet, kjo automatikisht do të nënkuptonte përfundimin e negociatave të mëtejshme dhe mohimin e mbështetjes sonë për qeverinë e 44-të. Presidenca e DNP beson se kryeministri e ka të qartë se dështimi për të miratuar rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, kjo nënkuptonte edhe fundin e qeverisë së tij në këtë format të shumicës parlamentare”, njoftoi DNP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: