Një situatë e pazakontë ka qenë ajo që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës, në turin e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në momentin që kandidati i opozitës për këtë bashki, Igli Cara mori fjalën, entuziazmi i ndjekësve nuk e ka lejuar të flasë.

Qytetarët brohorisnin në mbështetje të Carës, ndërkohë që në ato momente pati edhe fishekzjarre, gjë e cila e surprizoi kandidatin e opozitës.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, ndërsa ka vijuar me shpalosjen e programit të tij në të mirë të Durrësit.

Në rreth 30 ditë fushatë, kjo është hera e parë që një kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” detyrohet të ndërpresë fjalën disa herë për shkak të entuziazmit të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb