Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është pyetur nëse do të ketë një mbështetje financiare për hotelet, resotrantet e lokalet ashtu si në vendet e tjera.

Klosi ka deklaruar se bizneset shqiptare nuk duhet të presin që Shqipëria të bëjë atë që bëri SHBA apo Britania e Madhe, teksa theksoi nga ana tjetër se ato janë lejuar të bëjnë biznes.

Ministri po ashtu ka theksuar se përkundër vendeve të tjera, si në Milano që është shndërruar në ‘qytet të vdekur’, në Shqipëri bizneset vijojnë punën normalisht dhe mbyllja e vetme është ora policore.

‘’Këto që tregoni janë histori të vërteta. Mos prisni që të bëjmë atë që bëri SHBA apo Britania e Madhe. Nuk janë ashtu si thuhet. Bëri një mbështetje të madhe financiare, në vlerë relative nuk është ajo që kërkohet. I kërkon të paguajë punonjësit, pagat i kanë shumë të larta.

Ne duhet të jemi të vërtetë. Shteti shqiptar i ofroi gjithë kësaj kohe të bëjnë biznes. Ne i themi qytetarëve shqiptarë që ashtu siç e dëshmuam, në momentin që shifrat u rritën, janë të rritura, kur kjo që ndodhi në Francë, Itali, dhe këta që ju drejtohen apo duan të bëjnë oponencën apo opozitën, nëse shkon në Milano, gjithë qyteti është i vdekur, ndërsa në Shqipëri bëjnë biznes.

Nuk është një situatë ua sa mirë, e vështirë që duhet menaxhuar me kujdes. Në termat e logjikës dhe ato shkencore të grupit të ekspertëve, sa i përket mbrojtjes nga pandemia, është ndjekur kjo procedurë pasi ne nuk bëjmë dot rregullin.

Ne do mblidhemi sërish me familjen. Do bëhet një darkë e vogël. Biznesi i vetëm që është jashtë është biznesi i natës. Biznes shumë i vështirë dhe më shumë risk për pandeminë. Darka e vitit të ri në kuadër të një sakrifice duhet ta kalojmë më familjen.

Kjo është një masë e marrë, asnjë mbyllje tjetër nuk ka. S’ka mbyllje të lokalit, të biznesit. Shihni çfarë ndodh në vendete tjera. Ju e keni ndjekur edhe me virusin e ri të hapur, tezat që mund të jetë më i rrezikshëm dhe më i transmetueshëm. ‘’- tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb