Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Me një postim në Facebook, ambasadori Kiing-Smith shkruan se ka falënderuar kryeministrin Rama për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri.

Po ashtu ai shkruan se është diskutuar edhe për mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi. Ai mirëpret kryeministrin Rama në Glasgow në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS BRITANIKE
?? | “U angazhuam për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar ?? dhe Shqipërisë ?? si dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në lidhje me mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale. Do të mirëpresim Kryeministrin Rama në Glasgow në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor – veprimi i përbashkët për klimën është vendimtar për prosperitetin dhe suksesin e të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë.
Gjithashtu falënderova Kryeministrin për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri.” – Ambasadori King-Smith.
Ambasadori ?? Alastair King-Smith u takua sot me Kryeministrin ?? @EdiRamaal ku u diskutuan mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi:
⚪Mbështetja për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurisë;
⚪Rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër;
⚪Inovacioni dhe teknologjia, për të forcuar ekosistemin e larmishëm dixhital në Shqipëri.
⚪Arsimi, rinia dhe kultura
Ambasadori King-Smith vlerësoi rolin shumë më të fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale, si një partner thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar, në NATO, në institucionet evropiane dhe së shpejti si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb