Teksa sezoni i ri ka startuar dhe klubet janë konsoliduar disa trajnerë që jemi mësuar ti shohim çdo sezon kanë vendosur të bëjnë pushime të gjata.

Antonio Conte, Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane nuk ndërmorrën asnjë iniciativë të re për të drejtuar ndonjë ekip pasi mbyllën sezonin e shkuar.

I pari në fakt pati shumë sukses pasi fitoi Seria A me Interin, por disa ditë më vonë dha dorëheqjen teksa emri i tij ka qenë i lidhur me stolin e Arsenal ose Totenham. Gjithsesi ai gjatë gjithë verës është parë në brigjet lindore italiane teksa së fundmi ka vizituar Liverpool.

Sezoni i parë i Pirlos tek Juventusi si trajner nuk shkoi mirë. Ai s’fitoi dot Seria A që do të ishte trofeu i dhjetë rresht për italianët.

Ndërkaq e njëjta situatë dhe për Zinedine Zidane që pasi mbylli një sezon të dështuar me Real Madrid është parë të pushojë në qytetin ku u rrit, Marsejë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb