GREQI

Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta nga COVID-19, teksa së fundmi autoritetet raportojnë për 2 mijë e 405 raste të reja dhe 49 viktima.

Prej javësh tashmë Greqia mbetet në Lock-Doën, ndërsa shkollat së fundmi do të jenë të mbyllura edhe për 2 javë.

Në total Greqia prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 217 mijë e 18 raste të reja si dhe 6 mijë e 986 viktima. Më e rënduar dhe shqetësuese mbetet situata në spitale, ku 521 pacientë janë në intubim dhe 1 mijë e 472 të tjerë në terapi intensive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb