Rihapet totalisht gara për titullin kampion në Konferencën e Lindjes në NBA. Boston Celtics fitoi 110-97 ndaj Miami në finalen e pestë play off, duke mbajtur çdo gjë të hapur. Tashmë Miami udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve, por Boston ka fituar dy sfidat e fundit, duke shpresuar te mrekullia.

Ndeshja luajtur në fushën e Celtics u dominua dhe u fitua me meritë nga vendasit, ku katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë: Ëhite 24 pikë, Smart 23 pikë, si dhe Broën e Tatum me nga 21 pikë secili. Një kuartet që bëri diferencën në fushë për Boston.

Miami zhgënjeu sërish dhe tashmë nis të ketë më shumë frikë, pasi sheh se mund të ndodhë e pabesueshmja. Titullarët e Miami zhgënjyen, teksa shënuesi më i mirë ishte Robinson me 18 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli.

Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Miami, që do të tentojë të mbyllë llogaritë, ndërsa Boston të realizojë mrekullinë. Në Konferencën e Perëndimit, titullin e mori ekipi i Denver, që mundi 4-0 me ndeshje Lakers dhe Nuggets presin fituesin e Lindjes në finalet për titullin kampion në NBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb