Në raportin e fundit të bërë nga autoritetet shëndetësore italiane rezulton se nga 259 756 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 315 raste të reja. Kjo do të thotë se krahasuar me një ditë më parë, është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve të reja me Covid.

Në Itali në 24 orët e fundit, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19 49 qytetarë.

Gjithashtu mësohet se është rritur ndjeshëm dhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 5 602 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb