Mbetet kritike situata në basenin ujor të hidrocentralit të Fierzës kuotat e të cilit janë vetëm tre metër larg kuotave minimale, apo të ashtuquajturën pikën e vdekjes. Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në pikën 247 metra mbi nivelin e detit ndërkohë që kuota minimale është 244 metra mbi nivelin e detit.

Prurjet në kaskadë janë 100 metër kub për sekondë, e rritur krahasuar me tre ditë më parë që ishin 80 metër kub, për shkak se qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hapur portat e shkarkimit të liqenit të Ohrit për nevojat e saj. Kjo ka bërë që prurjet në liqenin e Fierzës të rriten nga 80 metër kub në 100 metër kub për sekondë ndërkohë që ditët e fundit është ndaluar prodhimi energjisë nga ky HEC.

Me këto prurje niveli i liqenit rritet me 1 cm në orë. Burime nga drejtoria e hidrocentralit të Fierzës, bëjnë të ditur se prej së dielës turbinat e prodhimit të energjisë në liqen janë mbyllur. Në hidrocentral ka 4 ditë që nuk punon asnjë turbinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: