Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Kodër Kamëz, ku një të riu iu bë atentat me armë zjarri. Krimi ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në makinën me targa gjermane, me të cilën lëvizte viktima, Can Kariçi, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri. 30-vjeçari dyshohet se është qëlluar me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Fill pas krimit autorët u larguan, ndërsa një automjet tip Audi u gjet i djegur në zonën e Institutit.

Kariçi ishte person me precedent penale, për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë në 2018 u arrestua edhe për një plagosje me thikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb