Burime për BalkanWeb kanë bërë me dije identetin e një prej shqiptarëve që humbi jetën në ngjarjen e djeshme në Athinë.

Bëhet fjalë për shtetasin Andon Tefi, i cili  është edhe personi që hapi zjarr ndaj motorrit.

Mësohet se 48-vjeçari nga Korça është pronar i një servisi makinash në zonë.

Si ndodhi ngjarja: 

Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” në lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona, mes të cilëve në timon edhe babai i viktimës .

Duke parë ngjarjen, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit.

Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur. Ai ndërroi jetë në spital.

Një tjetër person ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rruge duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market.

Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluar një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policët janë kundërpërgjigjur duke e vrarë shqiptarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: