Një 83-vjeçar nga Sassuolo, Itali, mbeti me ditë të tëra pa ngrënë, në pamundësi për të shkuar në pazar, pasi kishte frikë mos infektohej me koronavirus.

Në dëshpërim, i moshuari lajmëroi policinë, të cilët i dërguan ushqimet e nevojshme në shtëpinë e tij. Më pas, ushtria, pasi kishte konstatuar gjendjen e të moshuarit, paralajmëruan shërbimet sociale.

Karabinierët shkuan në shtëpinë e të moshuarit dhe, pasi konstatuan gjendjen e tij të rëndë, me iniciativën e tyre shkuan në supermarket për t’i blerë gjërat themelore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb