Ata luftuan krah për krah në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol, dy ushtarë ukrainas mes qindrave që refuzuan të dorëzoheshin.

Dhe më 5 maj, Valeria dhe Andrew u martuan.

Tre ditë më vonë Andrew u vra, sipas një postimi në Facebook nga Valeria të mërkurën.

Postimi përfshinte fotografi të të dyve duke u martuar në një bunker të veshur me uniformat e tyre dhe fotografi të çiftit përpara se të fillonte rrethimi.

Postimi në Facebook, i krijuar të mërkurën mbrëma me orën lokale, përfshin gjithashtu një mesazh nga Valeria:

“Ti ishe burri im ligjor për tre ditë.
Dhe përgjithmonë je dashuria ime.
I dashur, burri im i kujdesshëm.
Ti ishe dhe je më i miri.
Gjithçka që më ka mbetur është mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur së bashku”, shkroi ajo, raportoi CNN.

Brenda uzinës së çelikut, prej kohësh ishin të bllokuar civilë dhe ushtarë, shumë prej të cilëve të plagosur. Prej pak ditësh, civilët janë evakuuar dhe në brendësi të uzinës tashmë ka mbetur vetëm ushtarët, pika e fundit e rezistencës ukrainase në këtë qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb