Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll administrativ dhe ka konstatuar një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë rekomandohen masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë për shtyp.

Rezultatet e kontrollit në lidhje me prokurimet publike dhe ekzekutimin e kontratave në fushën e trajtimit, menaxhimit dhe evadimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, furnizimit me medikamente dhe të tjera i bëri të ditura sot përmes një konference për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, e cila tha se janë rekomanduar 18 masa disiplinore,mes tyre drejtues dhe mjekë është rekomanduar.

Nga këto janë rekomanduar 9 masa disiplinore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për monitorimin e kontratave, për mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara ligjore, për ish-Drejtorin e Spitalit, aktualisht në detyrën e mjekut në këtë spital dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit dhe të komisioneve përgjegjës dhe 9 masa disiplinore, “vërejtje me shkrim”, për shkelje në procedura prokurimi, për Drejtuesin e Spitalit dhe 8 personat përgjegjës antarë të komisioneve të prokurimit.

Sipas ministers Gjonaj, Task Forca Antikorrupsion ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës.

Edhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 9 vepra penale në fushën e korrupsionit. Janë proceduar penalisht 23 autorë, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët 3 autorë janë arrestuar dhe 20 autorë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: