TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar pas debatit të ashpër që kaloi dhe në fyerje personale me analistin Frrok Çupi. Debati ka rreshtuar në të dy anët njerëzit e politikës, teksa Grida Duma ka një përgjigje për të gjithë. Ajo thotë se durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

Teksa falënderon gratë që i kanë shkruar me respekt për forcën e treguar, ajo thotë se e kupton betejën e tyre për t’u përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.
Ndaj, thekson ajo, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

“Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit”, deklaron ish-deputetja e PD.

POSTIMI I PLOTË
Të nderuar miq,
Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.
Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.
Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka t’i ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.
Asnjë kompleks me këtë!
Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.
Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!
Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falënderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën.
Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për t’u përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.
Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine.
Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.
Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre.
Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb