Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës, Seit Shallari i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për mbetjet e rrezikshme që vijnë apo ndodhen në Shqipëri si dhe mungesën e trajtimit të tyre.

Prof.Dr.Seit Shallari thotë se Shqipëria ende nuk ka një vend apo landfill të veçantë për trajtimin e këtyre mbetjeve të rrezikshme teksa konstaton se ato trajtohen bashkë me mbetjet e zakonshme në landfillet bashkiake.

Sipas Shallarit, mbetjet e rrezikshme janë fatale për shëndetin e njeriut pasi nëse kontaminojnë tokën, ujin apo ajrin janë shumë të rrezikshme për të sotmen, por më shumë për të ardhmen dhe brezat e rinj.

Për profesorin, Shqipëria ka mungesë të trajtimi të tyre pasi si njerëzit edhe politikbërësit nuk kanë informacion apo edukim të mjaftueshëm për t’u marrë me këto çështje mjedisore.

”Hyrja e këtyre mbetjeve në fund të ciklit të mbetjeve. Mund të jenë të përdorshme por në fund të ditëve të skadencës, mund të jenë pajisje elektronike, televizorë, laptopë, ju mbetet pa kohë, kjo është forma e më e maskuar nga e cila rrezikohemi. Gjenden në Tiranë, ku shihen televizorë që riparohen, në përmbajtje të këtyre pajisjeve ka substanca të rënda.

Mbetjet e rrezikshme janë me rrezik për shëndetin publik, çojnë në degradimin e burimeve natyrore. Janë të listuara. Vendi jonë për fat të keq nuk e ka adresuar këtë problem. Edhe njerëzit, edhe politikbërësit e njohin pak këtë problem. Ne pretendojmë apo synojmë zhvillimin e turizmit, pjesë e zinxhirit ushqimor me fqinjët apo BE.

Mbetjet e rrezikshme e kontaminojnëe zinxhirin ushqimor dhe pasojat janë katastrofike. Nëse ne kujtohemi kur pasojat janë katastrofike është shumë vonë. Mjafton dyshimi.

Imagjino të lindë dyshimi se zinxhiri ushqimor në Shqipëri është i kontaminuar.

Nuk ka një vend apo landfill për mbetjet e rrezikshme. Evidentohet se ne nuk kemi ende. Përdoren landfillet bashkiake, nuk janë të ndara mbetjet e rrezikshme nga mbetjet e zakonshme. Është problem që përhap ndotjen dhe ndikon gjithashtu edhe në cilësinë e mjedisit, apo zgjeron problematikën, duke u kontaminuar zgjerohet diapazoni i ndotjes.

Mbetjet e rrezikshme janë problematike për mjedisin, tokat apo ujërat. Kontaminimi apo ndotja e tokës, ujërave, ajrit ka pasoja për të sotmen dhe të ardhmen, Nëse ndotja dëmton shumë sot, vë në dyshim apo asgjëson dhe vret të ardhmen. Një vend  me burime të degraduara do të vendosë në vështirësi të ardhmen e brezave. Këtë bëjnë mbetjet e rrezikshme. Degradojnë burimet tokësore, dhe ujërat do të jetë e vështirë të gjendet pra do jetë risk i lartë për brezat e ardhshme.

Ujërat e sotme do jetë shumë e vështirë për t’u trajtuar nëse saturohen sot nga mbetjet. Për shëndetin e njerëzve është sipas ekspozimit, efektet janë fatale, sëmundje të  rënda e fatale për shëndetin e njerëzve.

Ne duhet të zbatojmë ligjin, të zbatojmë standardet. Tirana vërtet është qyteti më i madh, ajo që duhet bërë është që përqëndrimi i popullsisë ka përqëndrimin më të madh të këtyre mbetjeve, farmaci, spitale e industri, duhet të ngrejmë një të drejtë e kuadër ligjor, janë në letër, duhet t’i zbatojmë. Burime humane, financim për to dhe të zbatohet gjithë procedura nga burimi ku këto mbetje krijohen, protokollet kanë sipas llojit të tyre, me ent të posaçëm.Pjesa që vjen më pas, kontraktimi me sipërmarrjen, personat që këto mbetje t’i çojnë në destinacion, duhet siguruar landfilli. Mund të bëhet këtu, sepse janë teknologji të posaçme, me kosto 1 mijë euro për ton që bëhen në shtetet e tjera. Këto mbetje trajtohen me teknologji të veçanta.

Publiku ka reaguar për disa raste në Shqipëri, si me armët kimike nga Siria. Reagim i fortë që solli edhe kancelimin e tyre. Nëse publiku di forcën e tij, do të zbatohej dhe e drejta që ka. Kjo e drejtë nuk zbatohet sipas kuadrit ligjor. Jo vetëm për mbetjet, por edhe shumë projekte që implikojnë publikun në zona të caktuara. Publiku, janë individë që së pari duhet të njohin problematikën, faktin se mbetjet e rrezikshme apo ndotja në përgjithësi kërcënon shëndetin publik, jo vetëm të sotmen por edhe të ardhmen. Falë informacionit njerëzit mund ta gjejnë, por edukimi mjedisor, si një proces i vazhdueshëm fillon me fëmijët dhe vijon me breazat për të ndryshuar qasjen ndaj mjedisit që influencojnë të nesërmen. Këtu mungon. Rol të rëndësishëm ka media. Kjo që po bëjmë sot, media ka reaguar fort kur ka pasur çështje mjedisore. Siç ishte prerja e pyjeve apo dëmtimi i faunës së egër. Media s’duhet të presë rastet fatale për të reaguar. Ndodhi në Bejrut, ishin plehra kimike, shpërtheu gjithë qyteti. Të tilla përmasa kanë fatkeqësitë.”- tha Shallari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb