Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni i djeshëm në Vlorë, ku 6 persona u arrestuan nga policia pasi tentuan të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se kanë marrë mostrat që u gjetën në fuçitë e sekuestruara, ku do të përcaktohet nëse përmbajnë vaj motorit apo mbetje te tjera.

Sipas grupit hetimor nga ajo çfarë kanë deklaruar të arrestuarit ata pretendojnë se është gjetur edhe një sasi lesh xhami. Ata theksojnë se ky material është përdorur për pastrimin dhe pak kohë më parë është kryer remonti i tragetit. Sipas dëshmive te tyre në fuçi ka patur vaj motori.

Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb